Kroacia do të tentojë këndelljen në ndeshjen e të mërkurës ndaj Shqipërisë, pas debaklit nga Spanja.
Mediat kroate raportojnë se Dalic do të bëjë disa ndryshime për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Në sulm pritet të startojnë Petkovic e Perisic bashkë me Kramaric dhe jo Majer e Budimir.
Edhe në mbrojtje pritet të ketwlë ndryshime ngase pritet të startojnë Erlic e Sosa, bashkë me Gvardiol e Stanisic. Modric, Kovavic e Majer pritet të jetë treshia e mesfushës për Kroacinë./Prishtina Sot/