Kroacia nis sot në Kosovë ushtarë në kuadër të KFOR-it

 

 

Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Ministria kroate e Mbrojtjes ka organizuar një ceremoni në Zagreb për këtë raste, teksa shton se kontingjenti i ri do të dërgohet në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.

“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pjesë e ceremonisë do të jetë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d