Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook, ndërkaq detajet e konkursit janë publikuar në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.Sipas dokumenteve të konkursit, ministria e Mbrojtjes ka kërkuar 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 44 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëve.
Ky konkurs vjen pas problemeve që ministria ka pasur me kontratën për ushqim.