Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi.
Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit. Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar. Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes. Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.
Prishtina Sot, do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.