Krimi që tronditi kryeqytetin, policia vazhdon ta mbajë të bllokuar rrugën në Aktash

 

 

Lagjja Aktash e Prishtinës mbrëmë u trazua nga krismat e armëve mes familjes Sekiraça dhe Capave, ku Përparim Gashi humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa u plagos pesë të tjerë, raporton Prishtina Sot.

Rruga “Gazmend Zajmi” vazhdon të mbetet e bllokuar prej orës 22:00 kur edhe ndodhi krimi. Forenzika dhe hetuesit rajonal ndodhen ende në vendin e ngjarjes duke mbledhur prova përkitazi me ngjarjen që tronditi kryeqytetin.

Për gazeten ka folur edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.

“Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. Ajo çka mund të deklarohem për momentin është se gjendja e të plagosurve është stabile, sipas informative që i kemi dhe komunikimeve me doktorët, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Për rastin, e kemi dikë që e kemi intervistua në stacionin policor. Po i vazhdojmë hetimet”, ka thënë Gashi.

Të lënduarit, nga Emergjenca janë transferuar në klinikat gjegjëse të QKUK-së si Kardiokirurgji, Kirurgji Abdominale si dhe në Ortopedi.

Ndërsa sipas policisë, trupi i pajetë i Përparim Gashit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d