Krimi në Feriaj: Gruaja që u vra është rreth 21-vjeçare, burri i dyshuar rreth 36-vjeçar

 

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën pasi pas disa të shtënave me armë zjarri në qytetin e Ferizaj, mbeti një grua e vdekur, teksa u plagos një burrë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Gazeta Prishtina Soot ka mësuar ekskluzivisht se gruaja që mbeti e vrarë pas të shtënave është Erona Cokli, 21-vjeçare.

Gazeta poashtu përmes burimi mësoi edhe emrin e personi që shtiu me armë në drejtim të viktimës, që dyshohet se është bashkëshorti i saj. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes është Valon Aliu, 36-vjeçar.

Lidhur me rastin dha detaje edhe Policia e Kosovës:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d