Krimet e luftës, Prokuroria Speciale ka ngritur 33 aktakuza kundër 89 personave

 

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani kanë ngritur 33 aktakuza për krime të luftës, kundër 89 personave. Prokurorja , Drita Hajdari në adresimin para mediave, tha se pasur vështirësi pasi kryerësit e krimeve ishin në Serbi ndërsa viktimat dhe dëshmitarët në Kosovë.

“Deri tani prokurorët vendor kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona, me marrjen e kompetencave ishim ballafaquar me probleme të shumta sidomos me rrethanën se kryerësit e këtyre veprave penale nuk kanë qenë në Kosovë shumica prej tyre kanë qenë në Serbi dhe viktimat e dëshmitarët janë në Kosovë dhe kjo ka paraqitur një vështirësi të madhe për ngritjen e aktakuzave sepse nuk kemi mundur të ngrijmë akuza pa i marrë në pyetje të pandehurit, po kjo rrethanë nuk ka ndalur, ne i kemi zhvilluar hetimet i kemi siguruar provat i kemi intervistuar dëshmitarët madje i kemi siguruar edhe provat relevante nga Tribunali Ndërkombëtarë Penal për Ish-Jugosllavinë”, ka deklaruar tutje Hajdari.

Ndërkaq, Prokurori Ilir Morina bëri të ditur se për Masakrën e Dubravës janë duke u hetuar 88 të pandehur. Megjithatë, ati tha se nga ky hetim vetëm një i pandehur është në paraburgim.

“Ky hetim ka filluar që një kohë të gjatë pasi ishte lëndë e EULEX-it, një të pandehur e kemi në paraburgim, është sfidë të kryhet një hetim lufte për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore. Me ligj paraburgimi është 2 muaj”.

“Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, dhe jemi duke mbledhur provat. Në momentin që do të jemi gati do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve”, ka thënë ai në konferencën për media./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d