Krim në Shqipëri: Burri vret gruan me sëpatë, djali e shtyn nga shkallët – vdes edhe ai

 

 

Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur sot në Konispol të Shqipërisë, ku një 69-vjeçar ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij pas një konflikti të momentit.

Pas kësaj, 69-vjeçari është kapur me të birin 40-vjeçar dhe gjatë debatit, djali e ka shtyrë babain nga shkallët e banesës.

Babai ka humbur jetën në vend për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d