Krahasimi me vitin 2011, sa banorë iu shtuan komunave të Kosovës dhe ku pati rënie

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sipas të dhënave paraprake në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ky është numri i popullsisë rezidente, dhe nuk përfshihet diaspora, regjistrimi për të cilën vazhdon të jetë i hapur. Aktualisht, në diasporë janë të regjistruar rreth 600.000.

Në Kosovë janë gati 560 mijë banesa e shtëpi

Mosha mesatare, popullsia e Kosovës plaket për afro 5 vjet që nga regjistrimi i fundit
Në 9 prej 38 komunave ka rritje të numrit të banorëve rezidentë, ndërsa në 29 të tjera kishte ulje. Fushë Kosova është komuna me rritjen më të madhe të numrit të banorëve, që nga regjistrimi i fundit më 2011.

Në vitin 2011, Fushë Kosova kishte 34 mijë e 827 banorë, ndërsa në regjistrimin e këtij viti del të ketë 64 mijë e 078 banorë, një rritje kjo prej 83,99 përqind. Sipas të dhënave të ASK-së, Fushë Kosovës përgjatë këtyre viteve i janë shtuar 29 mijë e 251 banorë.

Komuna e dytë me rritjen më të madhe të numrit të banorëve është ajo e Parteshit, e cila në vitin 2011 kishte 1787 mijë banorë, ndërsa tani ka 3251, rritje kjo prej 81.93 për qind.

Rritje të numri të banorëve ka edhe në kryeqytet, Prishtinë. Në vitin 2011, Prishtina kishte 198 mijë e 897 banorë, ndërsa aktualisht, sipas regjistrimit ka 227 mijë e 154 banorë, një rritje kjo prej 14.21 përqind që i bie se kryeqytetit i janë shtuar 28 mijë e 257 banorë.

Rritje të numrit të popullsisë ka pasur edhe në Graçanicë, prej 81,46 për qind.

Rritje të numrit të popullsisë ka edhe Obiliq në 22 mijë e 794, nga 21 mijë e 549 sa kishte në vitin 2011, një rritje kjo prej 5,78 përqind.

Në Shtërpcë ka rritje 56,71 për qind, Kllokoti ka rritje 19,13 për qind, Mamusha ka rritje prej 1,96 për qind.

Ferizaj ka rritje prej 0,68 për qind.

Ndërkaq, 29 komunat tjera kanë shënuar rënie të popullsisë.

ASK tha se mosha mesatare në Kosovë është rritur. Më 2011, mosha mesatare në vend llogaritej të jetë rreth 30 vjeç, ndërkaq tani është 34.32.

Në vitin 2011 mosha mesatare e popullsisë ishte 29.97 vjet, ndërkaq në vitin 2024 sipas të dhënave preliminare mosha mesatare ishte 34.82 vjet, rritje për 4.85 vjet.

Sipas ASK-së ka rënie të numrit të banorëve te grupmosha 0-15 vjeç dhe rritje e numrit të banorët mbi 64-vjeç.

Një dominim shumë të vogël e ka gjinia mashkullore në Kosovë sa i përket regjistrimit të Popullsisë që u publikua sot nga Agjencia e Statistikave.

Në vitin 2011, sipas gjinisë, ishin 49.66 femra e 50.34 për qind meshkuj. Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d