Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dënuar dy parti politike në Kosovë, për shkak të dorëzimit me vonesë të formularëve të azhurnimit vjetor 2024.
Subjektet politike të dënuara janë: Partia Kosovskih Srba, e cila është vonuar pesë ditë vonesë, ndërsa Kosova Adalet Türk Partisi me 500 euro, e cila e ka dorzuar formularin tetë ditë me vonesë.
Në këtë mbledhje, Zyra për Regjistrim, Çertifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) paraqiti një raport lidhur me afatin e partive politike për të dorëzuar në KQZ të dhënat të përditësuara, i cili ka përfunduar më 31 janar 2024.
Sipas njoftimit, nga 50 parti politike të regjistruara në Kosovë, 46 parti politike kanë dorëzuar formularët me të dhënat e përditësuara brenda afatit; 2 parti politike të tjera me disa ditë vonesë dhe 2 parti politike nuk kanë dorëzuar ende këtë raport.