Një 70-vjeçare kosovare, është gjetur e vdekur në detin e Durrësit, pasditen e së shtunës.
“Rreth orës 19:15, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det”, njofton policia.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune, por një grup hetimor është ngritur dhe po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, raporton A2 CNN.