Kosovari raporton se iu dogj BMW-ja me targa zvicerane në Obiliq, kishte vlerën 170 mijë €

 

 

Një zjarr i madh e ka kapluar mbrëmë një veturë në lëvizje në autostradë, saktësisht në fshatin Mazgit të Obiliqit, kur për pasojë automjeti është djegur tërësisht. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa rasti tashmë është denoncuar në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Prishtinë, teksa Sinjali ka mësuar detaje të reja për incidentin që ndodhi.

Sipas informacioneve të para, vetura që u përfshi nga flakët ishte me targa të Zvicrës dhe kishte vlerën e hiç më pak se rreth 170 mijë euro.

BMW-ja që u dogj ishte pronë e një kompanie në Zvicër dhe nuk dihet pse është sjellë në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme e po ashtu është marrë deklarata e shoferit që po e drejtonte veturën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për t’u hetuar më tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d