Kosova shkëlqen në ditën e parë të Kampionatit Mesdhetar në Karate, Ensar Zejnullahu fiton medaljen e argjendtë

 

 

Kosova ka shkëlqyer në ditën e parë të Kampionatit Mesdhetar në Olibia të Italisë në sportin e Karatesë, duke rrëmbyer tre medalje, prej të cilave dy të argjendta dhe një të bronztë, raporton Sinjali Sporti.

Në Kampionatin e Mediteranit 2024, ku morën pjesë mbi 400 garues nga shumë shtete të botës, Ensar Zejnullahu zuri vendin e dytë dhe u stolis me medaljen e argjendtë në kategorinë e juniorëve -76kg.

Lidhur me këtë triumf shkroi edhe Klubi i Karatesë Ardhmëria ku ka uruar Zejnullahun për stolisjen e argjendtë.

“Kemi nderin dhe kënaqësin të ju njoftojm se anëtari i klubit tonë Ensar Zejnullahu, në Kampionatin e Mediteranit 2024 që po mbahet në Olibia të Italisë, ku morën pjesë mbi 400 garues nga shumë shtete të botës, zuri vendin e dytë dhe u stolis me medaljen e argjendtë. Urime nga kryetrajneri i KK”Ardhmëria” z. Fatmir Sopi dhe trajnerja znj. Valbona Morina. Falenderim të veçantë për EL Bau Shpk Gjilan si dhe Drejtorinë për Rini dhe Sport nga Komuna e Prishtinës”, shkroi ky klub në faqen zyrtare.

E të argjendtën e rrëmbeu edhe garuesja Qendresa Ibrahimi, në kategorinë juniore -59kg.

Ndërkohë, medaljen e bronztë e arriti Engjellusha Isufi, në kategorinë e kadetëve -47kg.

Federata e Karatesë e Kosovës iu ka uruar suksese ditën e sotme senioreve/e dhe kategorive ekipore, ku janë shprehur të bindur se do t’i sjellin edhe më shumë medalje sot Kosovës.

Kampionati Mesdhetar po mbahet në Olibia Itali, ku po marrin pjesë 18 shtete me 476 garues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d