Kosova nën ‘presionin’ e dinarit serb

 

 

Disa ditë përpara zbatimit të vendimit për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë kërkuar Kosovës pezullimin e tij.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një takim me kreun e BQK-së, Ahmet Ismaili, i tha që të shtyjë planet për të zbatuar euron si monedhën e saj të vetme në Kosovë, duke shtruar shqetësimet për mundësinë e ngritjes së tensioneve etnike.

“Kjo rregullore, mund të ketë pasoja që nuk janë menduar plotësisht… Pra, ajo që po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave, të japin pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullatat e prekura të mos ndikohen negativisht. Mendoj se është e qartë se ne ndihmojmë në mbështetjen e procesit të miratimit të tij dhe mbështesim dispozitat e tij. Dhe ne presim që Kushtetuta në tërësinë e saj të zbatohet”, tha ambasadori.

Ndërkohë BQK-ja përmes një njoftimi tha se Guvernatori i ka shpjeguar ambasadorit amerikan Hovenier se Rregullorja e re për Operacionet me Para të Gatshme kontribun në ruajtjen dhe rritjen e integritetit të sistemit financiar dhe vet valutës Euro.

“Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK. Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore”,

Të njjëtën kërkesë për shtyrje Kosovës ia përçoi edhe njëherë Bashkii Evropian. Një zëdhënës i tij, Peter Stano, kërkoi që në kuadër të procesit të dialogut të gjendet zgjidhja për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Kemi marrë shënime për pasojat që ky vendim ka dhe do të ketë mbi komunitetin serb. Kjo ngre shqetësime, pikërisht për ndikimin që do ta ketë në komunitetin shumicë serb në Kosovë, sidomos në shkolla dhe spitale, për të cilat nuk ka proces alternativ i qasshëm për momentin. Kjo rregullore do ketë ndikim direkt në jetët e përditshme të shumicës së komunitetit të serbëve të Kosovës, që marrin pagë apo asistencë financiare nga Serbia, në dinar serbë. Pra duke i pas parasysh pasojat potenciale të kësaj rregulloreje në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne presim që aspektet që prekin komunitetin serbë në Kosovë, do të adresohen në kuadër të kronizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Në Kosovë ndërkaq njohës të rrethanave ekonokmike thonë se vendii i Bankës Qendrore ishte i domosdoshëm. Por, Safet Gërxhaliu e vlerësoi momentin e vendimit si të gabuar.

“Kosova po bënë përsri gabime, po bënë hap para dhe kthim mbrapa. Për këtë vendim është dashur një koordinim me miqtë ndërkombëtar. Nuk i bënë nderë Kosovës presioni qe i vjen qoftë nga Shtetet e Quintit qoftë edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Gjërat duhet shumë më parë të evitohen sesa të shërohen”, tha Gërxhaliu për RTV21.

Vendimin e BQK-së për hejqen nga qarkullimi të dinarit serb e ka kundërshtuar plotësisht Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e cila thotë se ai rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d