Kosova nderon Kadarenë, sot ditë zie

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që dita e mërkurë, përkatësisht 3 korriku të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Kurse Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, njofton se më datën 3 korrik 2024, nga ora 10:00 – 16:00 hap librin e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Kadaresë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d