“Kosova e dyta në Evropë për zhvillim”, Kurti publikon një raport: Vendi ynë destinacion lider për investitorët

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një raport të ri të ‘FDI Intelligence’ nga Financial Times, ku tregon se Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën.

Gjithashtu, sipas këtij raporti, ajo renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023.

“Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, ka shkruar Kurti në rrjetin social ‘X’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d