Kontrata e shtetit që peshon rreth 1 milion euro për furnizim me bukë, kifle e byrek

Rreth 1 milion euro është parashikuar që buxheti i Kosovës të shpenzojë për furnizim me bukë dhe brumëra.

I gjithë ky furnizim do të bëhet për 34 institucione të Kosovës.

Agjencia Qendrore e Prokurimit përmes një tenderi ka përzgjedh kompaninë fituese që do të bëjë furnizimin me bukë dhe brumëra.

I tërë ky shpenzim pritet të ndodh brenda një viti, pasi që kontrata ka hyrë në fuqi më 7 shkurt të këtij viti dhe do të skadojë më 6 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gazeta10 sjell dokumentin me furnizimin që është paraparë të bëhet me bukë, kifle dhe produkte tjera të brumërave. Në këtë dokument është i përfshirë edhe çmimi total.

E gjithë kjo blerje do të bëhet për 34 institucione të vendit, ku listën e plotë mund ta shihni më poshtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d