Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, me rastin e përfundimit me sukses të rotacionit të operacionit “INTERFLEX”, të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, priti kontingjentin e FSK-së, i cili ka përfunduar misionin.
KOMFSK falënderoi kontingjentin për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin gjatë shërbimit në këtë mision. Jashari potencoi që ky kontingjent ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundur dhe si rezultat po vazhdohet edhe me kontingjente të tjera.
Në fund, KOMFSK ndau mirënjohje për kontingjentin për performancë të dalluar.
“Operacioni INTERFLEX është operacion shumëkombësh me qëllim të përgatitjes dhe aftësimit të ushtrisë ukrainase në luftën e tyre për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial ndaj agresionit rus”, thuhet në njoftimin e FSK-së.