Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se nga data 9 shtator deri më 10 tetor 2024 do të hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.
Maqedonci përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook është shprehur se, të gjithë të rinjtë e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në web faqen e ministrisë duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të bëhet publik.
“Nga data 9 shtator deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjët e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ëeb faqen e ministrisë duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të bëhet publik“, ka shkruar Maqedonci.
Ai ndër të tjera ka thënë se si pjesë Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ushtarët do të kenë mundësinë të zhvillojnë një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes.
“Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes“, ka përfunduar Maqedonci.