Konjufca ‘thumbon’ Lekajn para nisjes së seancës për gazin: Kallëzona qysh mi kry proceset, se unë amator

 

 

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore ndaj kryetarit aktual të Kuvendi, Glauk Konjufca, që akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës vite më parë në sallën parlamentit.

Këtë të mërkurë dëshminë e tij për rastin është duke e dhënë deputet i AAK-së, Pal Lekaj.

Çaste para nisjes ata janë përshëndetur, derisa Konjufca ka thumbuar Lekajn.

“Pse bre po na mundojnë kaq?, ka shtruar Lekaj pyetje drejt Konjufcës, i cili është përgjigjur me: “Nashta na kallzon ti qysh me i kry këto procese, se unë amator, s’po di”.

Lekaj javë më parë është shpallur fajtor nga gjykata dhe është dënuar me 3 vjet e tetë muaj lidhur me një pagesë prej 53 milionë euro që qeveria i kishte paguar kompanisë “Bechtel-Enka” në kohën kur ai ka qenë Ministër i Infrastrukturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d