Konjufca për vdekjen e Tahirsylës: Humbëm një profesionist të dalluar

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se vdekja e profesorit Sylë Tahirsylaj është humbje e madhe për vendin.

Konjufca tha se Kosova e ka humbur një profesionist të dalluar, i cili ka lënë një kontribut të madh në shumë fusha.

“Me shumë pikëllim mësuam se u nda nga jeta profesori dhe meteorologu i mirënjohur, Sylë Tahirsylaj. Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë”, tha ai.

Konjufca u shpreh se Tahirsylaj do t’i mungojë familjarëve dhe miqve të tij e po ashtu të gjithë shoqërisë.

”Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur”, u shpreh Konjufca,

Kryeparlametnari Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Sylë Tahirsylajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d