Konjufca për masakrën në Rezallë: Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Rezallë të Skenderajt në përvjetorin e 25-të të masakrës që ndodhi aty.

Konjufca e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, i cili tha se 98 shqiptarë në Rezallë të Skenderajt u masakruan dhe në fshatrat përreth, ndërsa 44 prej tyre ata i zhdukën me dhunë.

“Rezalla nuk ishte episod i izoluar ose rast përjashtimor, por ndodhi në vazhdën e fushatës së krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, masakrave të njëpasnjëshme dhe spastrimit etnik, që ishin mekanizma dhe mjete të shtetit të Serbisë, si strukturë e kalkulimit dhe gjenerimit të vrasjes në masë”, shkroi Konjufca.

Ai shprehet se Serbia i ka ndryshuar rrethanat, por jo mendësinë.

“Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia. Pa e ndryshuar mendësinë dhe pa u përballur me krimet e veta, përballë nesh ajo do të përbëjë gjithnjë shtetin e zhytur në krimin e përbindshëm dhe kërcënim të vazhdueshëm. Ne kemi dëshmorë e martirë të cilëve u përkulemi, ndërsa Serbia kriminelë lufte që i mbron”, tha ai.

Derisa i pari i Kuvendit theksoi se të rënët në këtë masakër nuk do të harrohen kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d