Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas atentatit që iu bë mbrëmë ish-presidentit amerikan Donald Trump në një tubim zgedhor derisa ai ishte duke folur në Pennsilvania, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Konjufca në reagimin e tij ka thënë se sot në mëngjes janë shokuar me pamjet e atentatit ndaj Presidentit Trump.
“Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike“, theksohet në reagimin e tij.
Kreu i Kuvendit tha se Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë.
Postimi i plotë: