Konjufca kujton heroin Bunjaku: Ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe të paprekshmërisë territoriale

 

 

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.

Konjufca u shpreh se ai është heroi i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe të paprekshmërisë territoriale.

Ai gjithashtu tha se Afrim Bunjaku dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, si duhet të jepet jeta.

“Afrim Bunjaku është heroi i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe të paprekshmërisë territoriale. Ai e dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, se si duhet të jepet jeta dhe se si duhet të vetmohohet individi për të mirën e përgjithshme, për lirinë tonë e cila duhet të kultivohet pa ndërprerë prej të gjithë ne, prandaj ai e la shembullin më të vyer edhe për vëllezërit e motrat e tij që vazhdojnë detyrën në Policinë e Republikës së Kosovës se si duhet të veprojë njeriu në momentet vendimtare, kur e kërkon shteti dhe Republika”, u shpreh Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d