Konjufca: Dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë monetare, por instrument që e kanë sjellë me furgon nga Beogradi

 

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se dinari nuk ka qenë thjeshtë një valutë monetare, por një instrument që është përdorur për t’i manipuluar serbët e Kosovës.

Ai sot para mediave ka theksuar se Serbia nëpërmjet Listës Serbe kanë dërguar dinarë nëpër shtëpitë e serbëve të Kosovës që ata t’i mbështesin.

“Dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë edhe monedhë, dinari ka qenë instrument të cilin dikush ta ka sjellur fizikisht nga Beogradi me kombi, edhe aty do zyrtarë të Vuçiqit përmes Listës Serbe të kanë ardhur tek shtëpia dhe t’i kanë dhënë paret, edhe e kanë kërkuar lojalitetin tënd për Listën Serbe”.

“Kjo është arsyeja fizike e shpërndarjes së dinarit do të thotë po mundeni me kuptu se këtu nuk është thjeshtë këtu beteja e jo mirëqenia, jo tensionet, është thjeshtë ushtrimi praktik, konkret edhe fizikisht i Listës Serbe edhe i Beogradit te secila familje te 88 mijë të ardhura që vijnë edhe iu shkojnë drejt tek shtëpitë e tyre në mënyrë fizike, pra për këtë arsye ka qenë e domosdoshme që shteti ynë të ndërhyjë sepse kjo i ndihmon integrimit të serbëve po e godet pikërishtë atë manipulim fizik, që me iu shku njerëzve në shtëpi se kë e mbështesin, tash kërkush nuk të vjen tek shtëpia”, ka thënë Konjufca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d