Konjufca: BE-ja do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

 

 

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian për të propozuar draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kështu ka deklaruar Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila është mbajtur gjatë së enjtes.

“Drafti i dorëzuar nga Bashkimi Evropian ka një parregullsi, nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian, Nëse bashkimi Evropian nuk e modifikon këtë qëndrimin, atëherë i bie që do me ia marr me zor kompetencën shtetit të Kosovës, kjo është e pamundshme, në relacionin që kemi me BE-në”, u shpreh Konjufca.

“Kompetencën nuk mundet me e marrë Bashkimit Evropian për me propozuar një draft zyrtar, i cili do të jetë draft zyrtar që do të kalojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në instanca tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d