Konflikti tragjik në Aktash: I dyshuari për manipulim me prova ishte liruar me kusht

 

 

I dyshuari që u arrestua për manipulim me prova në konfliktin që përfundoi tragjikisht mes familjeve Sekiraqa e Gashi, ishte liruar para më shumë se 1 muaji para se të ndodhte rasti. Vesel Bunjaku u lirua nga Paneli për Lirim me Kusht në fund të muajit korrik.

Sipas informatave, Bunjaku u lirua mbi dy vjet para përfundimit të dënimit për veprën “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë” – për të cilën ishte shpallur fajtor.

Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ka caktuar masën e paraburgimit, nën dyshimin se i njëjti ka manipuluar me prova, duke fshehur dy armë që ishin përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve.

Ndryshe, familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën e 1 gushtit. Përleshja me armë mes tyre në lagjen Aktash në Prishtinë la të vdekur Premtim Gashin dhe pesë të tjerë u plagosën (personat e dyshuar).

Edhe ndaj Sali Sekiraqës, Korab Gashit, Robert Llumnicës, Fatos Abazit dhe Valdrin Ademit është caktuar masa e paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d