Konflikti për pronë në Turjakë të Malishevës: Zbulohet emri i të dyshuarit që gjuajti me armë

 

 

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve. Të tilla raste zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë deri në përdorim të armës. Kështu dyshohet se ndodhi së fundmi në fshatin Turjakë në Malishevë, ku një person përfundoi në prangat të Policisë.

I dyshuari që u prangos është një 66-vjeçar, i cili u kap me një bashkëfshatar për shkak të një konflikti pronësor dhe më pas gjuajti me armë. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është Shaip Kastrati, ndërsa edhe viktima është nga familja Kastrati.

Pas arrestimit, gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tri armë që i njëjti i mbante ilegalisht.

66-vjeçari i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d