Konflikt në mesnatë- Shqiptari humb jetën në Gjermani, dyshimet flasin për vrasje

Konflikt tragjik me përfundim fatal në rrugën Eisenbahn në Leipzig: Një shqiptar 39-vjeçar vdiq në spital. Policia po e heton rastin si vrasje.

Kalimtarët panë shqiptarin e plagosur rëndë mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:30 në rrugën Eisenbahn pranë sheshit Otto-Runki dhe telefonuan policinë.

Më vonë, siç njofton radioleipzig, i njëjti ndërroi jetë në spital.

Sipas zëdhënëses së policisë gjermane, nga ajo çka dihet deri më tani është se viktima ishte i përfshirë në një përleshje fizike.

Çdoherë sipas mediumit gjerman, nuk ka pasur ndonjë të arrestuar lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d