Konfiskohet aparati i ultrazërit në Leposaviq, kosovari dyshohet se e futi ilegalisht nga Serbia

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një aparat ultrazëri në Leposaviq, i cili ishte futur nga një i dyshuar kosovar ilegalisht nga Serbia.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, njofton policia, shkruan Gazeta Insajderi.

“Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt. /I

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d