Konfiskohen restoranti dhe banesa e Radoiçiqit në Mitrovicën Veriore

 

 

Ditën e sotme po bëhet konfiskimi i banesës dhe restorantit të kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, në Mitrovicën Veriore.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Me urdhër të gjykatës konfiskohet restoranti ‘Grey’ dhe banesa në katin e gjashtë të objektit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Po ashtu, i konfiskohet vila në Gazivode në Zubin Potok”, tha Elshani për Reporteri.net.

Ditën e djeshme, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e palujtshme në rastin Banjska.

Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë këtu edhe vilën e Radoiçiqit tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, si dhe pasuritë e tjera./Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d