Konfiskohen armë e municione në Zveçan, Policia zbardhë detajet e fundit për kontrollet në veri

 

 

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka konfiskuar armë e municion në Zveçan. Siç bën të ditur policia në rastin e parë një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i janë gjetur armë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë.

Ndërsa në rastin e  dytë gjatë kontrollit të shtëpisë së të një dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë.

Me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë liruar dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës kohën e fundit ka sekuestruar një numër të madh të armëve në veri të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d