Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend në disa argjendari të Prizrenit

 

 

Doganës e Kosovës dhe ATK kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit, gjatë ditës së djeshme. Aksioni i zhvilluar rezultoi me konfiskimin e afër gjysmë milioni mallra të kontrabanduara, raporton Prishtina Sot.

Sipas njoftimin, janë konfiskuar 10 kg ari pa dokumentacion të rregullt dhe 3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt, ku vlera totale e tyre arrin rreth 450,000.00 euro.

“Kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.” – thuhet në njoftimin e doganës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d