Komuna jep 8 mijë euro për një tezgë ‘ambulante’

 

 

11 nga 18 kioskat janë sjellë në shesh. Por, asnjëra prej tyre nuk është lëshuar në shfrytëzim ende. Ato u shpërndanë në Prishtinë që nga fundviti i kaluar, me idenë se do të përdoren nga shitësit ambulantë.

Por, kush nga këta të fundit do të jetë fatlum të përfitojë ndonjërën nga kioskat, pas aplikimit, ende nuk dihet.

“Përcaktimi i shfrytëzuesve do të bëhet përmes thirrjes për aplikim nga komisioni i veqantë që e percjellë këtë proces. Pranimi teknik behet pas datës 15 mars të këtij viti, dhe kriteret i përcakton komisioni i veçantë pas pranim dorëzimit të kiosqeve“, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, për emisionin “Ju flet Prishtina”.

Shitësit po e mirëpresin ndryshimin e hapësirave aktuale ku punojnë. Vendet ku do të vendosen 18 kioskat janë përgjatë sheshit Nënë Tereza dhe rrugicave Rexhep Luci, Tring Ismajli dhe 2 Korriku. Për një kësi kiosku komuna ka paguar 8 mijë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d