Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim për klubet që punojnë pas mesnatës

 

 

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga klubet e natës të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, që të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023, sipas rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike.

Në njoftim komuna u ka bërë thirrje të gjitha klubeve që të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara sipas rregullores.

Aplikimi është i hapur nga 22 dhjetori deri më 15 janar.

Më tutje në njoftimin e komunës thuhet se kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me qytetarë në objektin e vjetër të komunës.

“Kërkesës duhet ti bashkëngjiten: Certifikata e Biznesit me informata dhe kopja e dokumentit identifikues. Afati i aplikimit nga 22 dhjetor 2023 deri më 15 janar 2024. Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i komunës” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d