Komuna e Drenasit me apel për qytetarët për vigjilencë të shtuar ndaj zjarrvënieve në kohën kur po mbizotrojnë temperatura të larta

Komuna e Drenasit ka dalur me reagim për vigjilencë të shtuar të qytetarëve në kohën kur po mbizotrojnë temperatura tejet të larta në vendin tonë.

Gjatë ditë së sotme sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat në vendin tonë mund të shkojnë deri në 37 gradë celcius.

Këto temperatura mund të ndihmojnë zjarrvëniet që të përhapen në përmasa të mëdha e të shkaktojnë rrezik të përgjithshë.

𝐀𝐩𝐞𝐥 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐠𝐣𝐢𝐥𝐞𝐧𝐜𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐯𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐯𝐞

Të nderuar qytetarë, duke u nisur nga gjendja e krijuar pas temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë, rreziku nga zjarrvëniet rritet dhe mund të shkaktojë dëme jashtëzakonisht të mëdha e të rrezikojë çdo gjë.

Mund të shkaktojë rrezikim të përgjithshëm, të rrezikojë jetë njeriu, të bëjë dëme të jashtëzakonshme tokës duke shkatërruar mikroflorën dhe mikrofaunën e tokës si dhe të bëhen dëme jashtëzakonisht të mëdha nëpërmjet ndotjes së ambientit.

Kështu që vigjilenca jonë duhet të rritet dhe të kemi kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve që po mbizotrojnë temperatura tejet të larta.

Për çfarëdo rasti ju lutemi që të thërrisni në 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐎𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐄𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞, 𝐧𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐭 𝐮𝐧𝐢𝐤 (𝐢𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐮𝐚𝐫) 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭 – 𝟏𝟏𝟐.

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

𝐍𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐙𝐣𝐚𝐫𝐫𝐟𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐯𝐞, 𝐃𝐫𝐞𝐧𝐚𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐟𝐨𝐧𝐢𝐭 𝟏𝟗𝟑;
𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐟𝐨𝐧𝐢𝐭 𝟏𝟗𝟐;
𝐍𝐝𝐢𝐡𝐦𝐞̈𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐞̈, 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐟𝐨𝐧𝐢𝐭 𝟏𝟗𝟒.

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë

Zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d