Komandanti i KFOR-it ia bën të qartë gjeneralit serb rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve me kohë

 

 

Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Enrico Barduani, të mërkurën ka qëndruar për vizitë në Serbi ku është takuar me kreun e forcave serbe, Milan Mojsiloviq dhe anëtarë të tjerë të forcave të armatosura serbe në Beograd.

Numri një i KFOR-it në këtë takim ia ka bërë të qartë gjeneralit serb rëndësinë e komunikimit të rregullt me qëllim të sigurimit që informatat të shkëmbehen me kohë.

“Ata ndanë pikëpamjet mbi sigurinë rajonale dhe mbi aktivitetet e vazhdueshme ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe. Gjeneralmajor Barduani theksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt që synon të sigurojë shkëmbimin në kohë të informacionit dhe ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Komandanti i KFOR-it gjithashtu ka ripohuar përkushtimin e KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB, dhe ka ritheksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi, transparenca dhe paanshmëria do të mbeten parimet shtytëse të përpjekjeve të përditshme të KFOR-it në mbështetje të stabilitetit rajonal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d