Kolonë kilometërshe/ Mbyllet rruga ku ndodhi aksidenti i rëndë në Fushë Kosovë

 

 

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbi urën në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një numër i madh i automjeteve, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën  komandanti i autostradave, Skender Sadiku, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë 16 automjete.

Sipas Sadikut, 5 autoambulanca kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, teksa 16 vetura janë përfshirë në aksident.Për numrin e të lënduarve ende nuk dihet.

Sipas informacioneve të fundit thuhet se kjo pjesë e rrugës është bllokuar përkohësisht deri në largimin e veturave dhe si pasojë e aksidentit janë shaktuar edhe kolona të gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d