Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka dhënë një prononcim për Indeksonline lidhur me autorizimin që i është bërë nga familja e Faton Hajrizit për sjelljen e trupit të tij në Kosovë.
Koci ka treguar se tashmë ka arritur në Serbi.
“Mund t’ju konfirmoj që sapo kam arritur në Serbi. Tash po vazhdoj me aktivitete në realizimin e misionit tim. Për momentin nuk mund të jap më shumë informata. Ka tendenca të qarta që të zvarritet procesi i kthimit të kufomës në Kosovë, por ne do të bëjmë gjithçka nga ana jonë” ka thënë Koci