Klinë: Gruaja vendos të largohet nga shtëpia e burrit, familjarët e tij e ndjekin me veturë dhe e sulmojnë

 

 

Një mosmarrëveshje mes dy familjeve përfundoi me sulm të hënën në mbrëmje në Klinë. Tre të rinj u arrestuan nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht tre persona e madje kanë shkaktuar edhe aksident. Të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet.

Gazeta ka mësuar se incidenti dyshohet se ndodhi pasi njëra nga viktimat, e cila është gruaja e një familjari të personave të dyshuar vendosi të largohej nga shtëpia e burrit, pasi ky i fundit ishte në burg.

Bazuar në informacionet e para, gruan kishte shkuar për ta marrë me taksi nëna e saj me një familjar, pasi ajo kishte vendosur mos të qëndronte më te familja e bashkëshortit edhe si pasojë e dhunës. Viktimat u përballën me sulm teksa ishin rrugës duke u kthyer në shtëpi, kur tre të dyshuarit i ndoqën me veturë, duke shkaktuar aksident e më pas edhe i kanë sulmuar fizikisht.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se qëllimi i tyre ishte që ta kthenin viktimën sërish në shtëpi. Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit ndaj tre të dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d