Klinaku për bastisjet te Selimi e Kuçi: Janë vetëm një spektakël i radhës nga Specialja

 

 

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e ka quajtur spektakël bastisjen e shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Përmes një statusi në Facebook, Klinaku ka shkruar se lajmin e ka marrë nga raportimi i medieve në Kosovë se po kryhen bastisje derisa ka thënë se një nga këto po ndodh në shtëpinë e Sylejman Selimit.

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar Klinaku.

Nuk dihen arsyet për këto bastisje, megjithatë bazuar nga bastisjet në të kaluarën, mund të ketë ndërlidhje me akuzat për pengim të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d