Kjo ndodh vetëm në Rusi: Putin së bashku me kandidatët që i mposhti në zgjedhje, kënduan dhe festuan fitoren e tij

 

 

Pasi fitoi zgjedhjet presidenciale, Vladimir Putin përshëndeti rusëvt në Sheshin e Kuq në Moskë, duke siguruar kështu edhe gjashtë vite të tjera në Kremlin.

Ai u pasua nga kandidatët që u mundi.

Putin, i zgjedhur për herë të pestë, u përqendrua në aneksimin e disa rajoneve të Ukrainës ndërsa turma brohoriti “Rusi, Rusi!”

Të hënën, një koncert u mbajt në Sheshin e Kuq përpara Kremlinit për të shënuar 10-vjetorin e aneksimit të Krimesë, të cilën Putin ia aneksoi Rusisë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, pasi protestuesit e opozitës në Kiev përmbysën presidentin pro-rus Viktor Janukoviç, i cili më pas iku në Rusi.

Me të ishin edhe kandidatë të tjerë për president.

Siç raporton Kommersant, një Putin dukshëm i kënaqur mbërriti në Sheshin e Kuq i shoqëruar nga tre kandidatë të tjerë presidencialë.

Njëri prej tyre, Leonid Slutsky, i rrëmbyer nga atmosfera, ngriti duart para publikut sikur të kishte fituar. Putini, i cili njihet për përmbajtjen e tij, gjithashtu nuk i ka përmbajtur emocionet dhe këndoi me zë të lartë himnin kombëtar rus me turmën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d