“Kjo fushë ishte si beton”, futbollisti i Legia-s, Pekhart: S’kam parë diçka të tillë!

Skuadra e Legia Warsawa-s arriti të kualifikohet në fazën finale të UEFA Conference League, pasi eliminoi klubin kosovar, Dritën.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” e cila u mbyll me rezultatin minimal 0:1, shkruan Indeksonline Golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje ishte Tomas Pekhart, i cili pas takimit kritikoi ashpër fushën e stadiumit kryeqytetas.

“Kjo fushë… është një terren artificial i mbuluar me gurë. Ju vraponi mbi të si në beton. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në karrierën time”, u shpreh Pekhart

Kujtojmë që stadiumi “Fadil Vokrri” ka pak javë që është renovuar dhe ende klubet europiane kritikojnë gjendjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d