Kjo është gjendja shëndetësore e gruas që dyshohet se u plagos nga bashkëshorti i saj në Fushë Kosovë

 

 

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës. I dyshuar për rastin është bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Bajqinca, ka thënë se gjendja shëndetësore e gruas është stabile dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje emergjente në sallë operative.

Pacientja aktualisht stabile. Për momentin nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje emergjente në sallë operative. Një procedurë urgjente që është vlerësu se ka nevojë i është kryer. Procedura diagnostikuese janë bërë. Është duke u trajtuar në Qendren Emergjente. Presim rezultatet e imazherisë për nevojë eventuale ndërhyrëse”, ka thënë Bajqinca për Telegrafin.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës thanë për Gazetën Online Reporteri.net se hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, njoftuan nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d