Kjo është gjendja e Ekrem Bulliqit i cili u plagos mbrëmë në Prishtinë – këto janë motivet e para

 

 

Mbrëmë para mesnate në kryeqytet ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person, raporton Gazeta Prishtina Sot.

E personi i cili mbeti i plagosur në këtë rast për të cilin Sinjali raportoi ekskluzivisht është Ekrem Bulliqi.

Gazeta mëson se gjendja e tij momentalisht është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.Derisa raportohet se sipas informacioneve të para, motivi dyshohet se mund të jetë i lidhur me ndonjë borxh, por ende nuk është i konfirmuar, prandaj edhe pritet të zbulohet gjatë hetimit të këtij rasti në vazhdim.

Për rastin është arrestuar Sokol Azemi, 59-vjeçar. Nuk dihet nëse ai ka shtënë me armë, por dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast me të dyshuarit e tjerë, që janë arratisë nga vendi i krimit.

Ky rast pra ka ndodhur rreth orës 22:40 në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”, në Prishtinë të cilin edhe e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës tha se për këtë rast, deri më tani ka një person të dyshuar që është arrestuar.

Zëdhënësja Ahmeti tha se menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, dhe deri tani është arrestuar një person i dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d