Kishte vetëm një plagë në gju, Polici i plagosur në Zllakuqan lirohet në shtëpi pas trajtimit që mori në QKUK

 

 

Polici Januz Veselaj nga Gllareva, është liruar për në shtëpi pasi mori trajtimin e duhur në Qendrën Kinike Universitare të Kosovës.

Veselaj është plagosur nga disa hajdut derisa kishte intervenuar në një rast në Zllakuqan të Klinës, mbrëmë pas orës 3 të natës. I njëjti kishte marrë një plagë të tejshkuese në gju, mëson Gazeta Sinjali.

Rastin e plagosjes së policit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka njoftuar se zyrtari policor i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona”.

“Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d