“Kishte një plumb në krahun..” – detaje të reja nga vrasja tragjike në Ferizaj

 

 

Spitali rajonal i Ferizajt ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen aktuale të të plagosurit nga të shtënat me armë në Ferizaj.

Mjeku kujdestar i kësaj qendre ka thënë se i plagosur është jashtë rrezikut për jetë dhe se i njëjti po vazhdon të trajtohet në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt.

Ai ka njoftuar se pacienti kishte arritur në spital me një plumb në krahun e tij të djathtë.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar një thirrje nga shërbimi i urgjencës për një rast ku pacienti ka qenë i plagosur në parakrahun e djathë. Pas ekzaminimeve në radiografi është mësuar se pacienti ka një plumb në krahun e tij, ndërsa më vonë është pranuar në repartin e ortopedisë dhe ku është mjekuar. Pacienti ka qenë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë mjeku i kësaj qendre.

Një grua mbeti e vrarë në pasditen e së premtes në Ferizaj. Ajo dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu 36-vjeçar, për rrethana ende të paqarta.

I plagosur në vendin e ngjarjes mbeti vëllau i mitur i viktimës.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe krerët më të lartë të shtetit, të cilët kanë kërkuar dënim meritor për të dyshuarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d