Kina teston një raketë balistike ndërkontinentale për herë të parë në dekada

 

 

Kina thotë se ka lëshuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) që mbante një kokë të rreme në Oqeanin Paqësor. ICMB u nis në orën 08:44 me orën lokale të mërkurën dhe “ra në zonat e pritura detare”, tha ministria e mbrojtjes, duke shtuar se nisja testuese ishte rutinë dhe pjesë e stërvitjes vjetore të saj.

Lloji i raketës dhe rruga e fluturimit të saj mbetën të paqarta, por media shtetërore kineze tha se Pekini kishte “informuar paraprakisht vendet e interesuara”. Analistët thanë se përshkrimi i testit nga Pekini si “rutinë” ishte befasues, sepse testi i fundit i tillë ndodhi në vitin 1980.

Testet e armëve bërthamore të Kinës zakonisht kryhen brenda vendit dhe më parë ka testuar ICBM në perëndim në shkretëtirën Taklamakan në rajonin e Xinjiang. Pra, kjo besohet të jetë hera e parë që nga viti 1980 që lëshon një ICBM në ujërat ndërkombëtare.

Kur Kina bëri për herë të fundit një provë të tillë – në maj 1980 – ICBM fluturoi 9,070 km dhe u ul në Paqësor. Testi përfshiu 18 anije detare kineze dhe ende konsiderohet si një nga misionet më të mëdha detare të Kinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d