Kica-Xhelili zgjedhet nënkryetare e LDK-së

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë besuar në punën e saj përgjatë angazhimit në LDK.

“Kjo histori, pavarësisht që ka rrugë të pabërë ende, e ka një fillim – shtyllë, të ndërtuar mbi besim reciprok në kohë të vështirë, dhe kohërat e vështira gjithmonë zbulojnë karakterin real të një raporti” ka thënë Kica-Xhelili duke falënderuar kryetarin Lumir Abdixhiku, për besimin e dhënë.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

E nderuar, që nga sot: Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Të them vetëm “Falemnderit”, sikur zbut madhështinë e raportit që kam krijuar me LDK dhe njerëzit e mirë të saj.

Por, po e nis me një falënderim ndaj kryetarit Abdixhiku, që pa në mua atë që unë pashë në këtë familje. Besim reciprok për qëllimet më fisnike.

LDK është familje e natyrshme politike.

Kjo histori, pavarësisht që ka rrugë të pabërë ende, e ka një fillim – shtyllë, të ndërtuar mbi besim reciprok në kohë të vështirë, dhe kohërat e vështira gjithmonë zbulojnë karakterin real të një raporti.

Ju falemnderit dhe një herë për besimin,

E juaja, thellësisht,

Doarsa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d