Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka reaguar për vdekjen e gjeneralit dhe komandantit të parë të KFOR-it, Mike Jackson, i cili vdiq dje në moshën 80-vjeçare.
Barduani tha se Mike udhëhoqi forcat e NATO-s në Kosovë nga qershori deri në tetor të vitit 1999, një periudhë të cilën ai e quajti të shënuar nga sfidat intensive dhe arritjet historike.
“Udhëheqja e tij vendimtare gjatë atyre muajve të parë kritikë të misionit të KFOR-it i dha atij Urdhrin e Shërbimit të Shquar (DSO) dhe respektin e ushtarëve dhe liderëve botërorë”.
“I njohur për vendosmërinë e tij të fortë dhe sjelljen e qetë, ai ishte një njeri me guxim, parime dhe paqe. Gjatë gjithë karrierës së tij të shquar, Sir Majk ishte shumë më tepër se një figurë ushtarake; ai ishte ushtar i një ushtari. Ai ishte një frymëzim për shumë njerëz, përfshirë ata që shërbyen nën të”, thuhet në reagim.
Më tej, Barduani tha Jaskson ishte udhëheqës që kujdesej për trupat e tij, teksa shtoi se trashëgimia e tij vazhdon të jetojë në Kosovë.
“Trashëgimia e Sir Mike vazhdon të jetojë në Kosovë, ku kontributet e tij hodhën bazat për përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s në mbështetje të paqes dhe stabilitetit për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet më tej në reagim.